United Hospital

Kamenica nis vitin 2026 me investim madhor në shëndetësi: QKMF-ja do të ndërtohet me objekt të ri

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës e ka nisur vitin 2026 me një lajm të rëndësishëm për sektorin e shëndetësisë. Sot është nënshkruar marrëveshja për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në Kamenicë, projekt ky me vlerë prej afër 1 milion euro.

Marrëveshja është rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm me z. Usame Morina, ndërsa investimi synon përmirësimin e infrastrukturës shëndetësore dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore primare për qytetarët e Komunës së Kamenicës.

Ky objekt i ri pritet të krijojë kushte më moderne për stafin mjekësor dhe pacientët, duke garantuar shërbime më efikase dhe më cilësore në kujdesin parësor shëndetësor.

UBT

Nga Komuna e Kamenicës është shprehur mirënjohje e veçantë për donatorin “Dar Al Beer Society”, si dhe për z. Usame Morina, për kontributin e dhënë deri më tani në mbështetje të projekteve me rëndësi jetike për komunitetin.

Shëndetësia mbetet një nga prioritetet kryesore institucionale, ndërsa autoritetet komunale kanë bërë të ditur se edhe në vazhdim do të realizohen projekte të tjera në funksion të përmirësimit të shërbimeve publike./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.