ARKATANA

Kamenica nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi me organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me zyrtaren nga Drejtoria Komunale e Arsimit, Lejla Leci, kanë pritur në takim drejtoreshën ekzekutive të organizatës TOKA, Jehona Gjurgjeala, si dhe përfaqësues nga kjo organizatë, me ç’rast kanë nënshkruar edhe një Memorandum Bashkëpunimi për zhvillimin e projekteve që do të mbështesin dhe përmirësojnë nxënien dhe aftësimin e nxënësve të Komunës së Kamenicës.

I pari i komunës, Qëndron Kastrati, tha se është shumë e rëndësishme përmirësimi i mësimnxënies dhe aftësimi i nxënësve të komunës sonë.
“Trajnime në fusha të ndryshme, vizita studimore e kulturore, kamping, ofrimi i kurrikulës, e shumë aktivitete të tjera, do tu ofrohen të rinjëve tanë nga marrëveshja e nënshkruar me organizatën Kosovare për Talent dhe Arsim – TOKA. Bashkë me Lejlën, takuam drejtoren e TOKA-s, Jehona Gjurgjeala dhe përfaqësues tjerë, për të diskutuar lidhur me marrëveshjen dhe aktivitetet që do të realizohen. Për ne është tejet i rëndësishëm përmirësimi i mësimnxënies dhe aftësimi i nxënësve tanë. Këtë po e dëshmojmë çdo ditë me avancimin e shërbimeve dhe aktiviteteve, që ata të kenë më shumë hapësirë dhe atraktivitet”, tha Kastrati.

Mobi Casa

Edhe drejtoresha ekzekutive e organizatës Toka, Jehona Gjurgjeala, tha se ndjehet e lumtur për këtë bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, duke shpresuar që ky të jetë vetëm fillimi i bashkëpunimeve.

Ndryshe, nga ky memorandum do të organizohen trajnime të ndryshme, vizita kulturore, realizimi i kampeve, ofrimi i kurrikulës, vizita studimore e shumë aktivitete të tjera./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.