UBT

Kamenica nënshkruan kontratë për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të punës së paluajtshme

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Kryetari i Komunës, Qëndron Kastrati, së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporë, Majlinda Krasniqi, si dhe drejtorin e Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Naim Arifi, kanë nënshkruar kontratë me qytetarin Reshat Aliti për dhënien në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës. I pari i komunës, Qëndron Kastrati tha se është i lumtur që të gjitha premtimet po realizohen një nga një dhe po krijohen vende të reja pune.

“Të gjitha premtimet po i realizojmë një nga një. Njëjtë po ndodhë edhe me dhënien në shfrytëzim të pronës komunale që po gjenerojnë vende të reja të punës, dhe po e kthejnë Kamenicën në atraksion. Reshat Aliti, është qytetari i cili do të zhvilloj një biznes bujqësor në Kamenicë dhe do të ndërtojë një restaurant të vogël me ushqime tradicionale. Ju shkoftë mbarë”, tha Kastrati.

Të dy drejtorët u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin dhe marrëveshjen e arritur, në mënyrë që qytetarët të kenë më të lehtë zhvillimin e bizneseve të tyre.

Mobi Casa

Gjithashtu edhe Reashat Aliti duke falënderuar komunën për mundësinë e dhënë, tha se është i lumtur që plani i tij i biznesit do të realizohet.

Në këtë pronë të dhënë në shfrytëzim është planifikuar zhvillimi i një biznesi bujqësor, ndërtimi i një ferme për lopë qumështore dhe ndërtimi i një Mini Restoranti për ushqime Tradicionale./rajonipress/