KKVITI

Kamenica nderon dëshmorët në vigjilje të Epopesë së UÇK-së

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i komunës së Kamenicës, Shaip Surdulli me bashkëpunëtorë, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve, ku edhe vendosi kurora lulesh. Edhe dega e PDK-së ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve ku drejtuesit e saj shprehën zhgënjimin për gjendjen siç e vlerësuan të mjerueshme të lapidarëve të dëshmorëve.

Kreu i Kamenicës Shaip Surdulli ka bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në vigjilje të Epopesë së UÇ K-së. Surdulli së bashku me bashkëpunëtorët e tij ka vendosur kurora lulesh dhe ka biseduar me familjarët e pranishëm të dëshmorëve.

Po ashtu, për nderë të manifestimit tradicional “ Epopeja e UÇK-së”, në Shtëpinë e Kulturës “ Isa Kastrati”, në Kamenicë, është hapur ekspozita me piktura të ndryshme të Florentina Klaiqit, nxënëse e klasës XIII-të, nga shkolla e mesme e gjimnazit “ Ismail Qemali”, në Kamenicë.

Fundamenti

Ndërkaq edhe drejtuesit e degës së PDK-së në Kamenicë kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve, në kuadër të manifestimit “Epopeja e UÇK-së”.

“Kryesia e degës së PDK-së dhe Këshilli Drejtues i partisë ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në lagjen Malësia dhe tek lapidarët e dëshmorëve nëpër fshatra të komunës së Kamenicës”, thuhet në një njoftim të PDK-së.

Me këtë rast, dega e PDK-së shpreh zhgënjimin për gjendjen siç e vlerëson të mjerueshme të lapidarëve të dëshmorëve. “Shprehim zhgënjimin e thellë me gjendjen e mjerueshme të lapidarëve dhe mos mirëmbajtjen e tyre nga Institucionet Komunale, kur dihet se pa kontributin e dëshmorëve dhe të gjithë të rënëve nuk do të gëzonim këtë liri dhe shtetin e Kosovës”./rajonipress/