Mobi Casa

Kamenica me seancë solemne për ditën e Çlirimit

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kuvendi Komunal ka mbajtur seancë solemne me rastin e 26 vjetorit të Ditës së Çlirimit të Kamenicës.

Të pranishëm në këtë seancë ishin Kryesuesi i Kuvendit, Liridon Kastrati, përfaqësuesi i OVL-UÇK-së dega në Kamenicë, Milaim Limoni, asambleistë, drejtorë të Drejtorive Komunale, komandanti i stacionit policor në Kamenicë, Florim Klaiqi, përfaqësues të policisë kufitare, familjarë të dëshmorëve, zyrtarë komunal, qytetarë.

Kryesuesi i Kuvendit, Liridon Kastrati, e hapi këtë seancë solemne me një minutë heshtje për dëshmorët e rënë.

Në fjalën e tij ai tha se janë mbledhur në këtë seancë për të përkujtuar një nga datat më të ndritura 18 Qershorin, Ditën e Çlirimit të Kamenicës.

Hidromorava

“Kjo ditë nuk është thjesht një datë kalendarike, po thekson një simbol të sakrificës, lirisë, dhe fitores së popullit tonë ndaj agresionit serb. Me 18 qershor të vitit 1999, Ushtria Çlirimtare e Kosovës bashkë me trupat e NATO-s, zbarkuan në qytetin tonë për të shpallur çlirimit të qytetit dhe duke i dhënë fund okupimit barbar serb. Sot nderojmë djemtë dhe vajzat me të mira të kësaj toke që ranë për lirinë tonë, ata janë themel i lirisë, i luftës, çlirimit dhe pavarësisë së vendit tonë. Ne jemi trashëgimtar të një lufte të drejtë dhe të shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për liri dhe pavarësi. Lavdi të gjithë dëshmorëve të rënë për liri, urime Dita e Çlirimit”, ka thënë ai.

Edhe përfaqësuesi i OVL-UÇK-së dega në Kamenicë, Milaim Limoni, ka uruar për Ditën e Çlirimit, duke thënë që sakrifica e dëshmorëve për lirinë që jetojmë sot nuk do të harrohet kurrë.

Pas seancës solemne janë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.