Eko Higjiena

Kamenica më e mira sa i përket performancwë së të bërit biznes

/ 5 minuta lexim

Në ceremoninë e shpalljes së rezultateve të Anketës së dytë për Konkurrencë Komunale, organizuar nga programi i USAID-it për krijim të Klimës së Përshtatshme për Zhvillim të Biznesit, si komunë me rezultatin më të mirë të performancës së të bërit biznes dhe konkurrencës për këtë vit është shpallur Komuna e Kamenicës, e pasuar nga ajo e Shtimes dhe ajo e Hanit të Elezit

haip Surdulli, kryetari i komunës së Kamenicës, e cila është shpallur më e mira sa i përket konkurrencës ka thënë se kjo është një ditë e veçantë për të dhe komunën që ai drejton.

“Për mua dhe për komunën e Kamenicës është një ditë e veçantë. Sepse komuna e Kamenicës është komunë që është ranguar në vendin e parë sa i përket performancës me bizneset komunale. Në vitin e kaluar kemi qenë në vendin e 22-të, kurse pas paraqitjes së këtij raporti me autoritetet komunale më 20 tetor të vitit të kaluar dhe pas një takimi më 19 janar të këtij viti, me një numër të konsiderueshëm të bizneseve komunale, të organizuar nga ky program i USAID-it, janë paraqitur disa rekomandime që duhet t’i plotësojë komuna dhe pikërisht komuna e Kamenicës i ka plotësuar këto rekomandime, që kanë pasur të bëjnë më tepër me një transparencë më të madhe të komunës, në raport me bizneset e komunës”, ka thënë ai.

Ndërsa zv/kryeministri dhe Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviq ka theksuar se komunat që i kanë ofruar shanse ndërmarrjeve për jetë me të mirë dhe konkurrencë më të mirë, janë Hani i Elezit dhe Kaçaniku dhe se Komuna e Fushë Kosovës dhe Burimi, kanë arritjet më të ulëta. Petroviq ka pohuar se Ministria do të vazhdojë punën me komunat, të cilat kanë treguar rezultatet të dobëta në cilësinë e konkurrencës dhe në të njëjtën kohë, do t’i ndihmojë që të përmirësohen në këtë aspekt.

Petroviq, po ashtu, ka thënë se situata ekonomike në Kosovë si në tërë botën, nuk është e mirë dhe se komunat janë pikërisht ato, të cilat në nivelin lokal janë shtytës dhe sinjal për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.

“Kemi rrugë të gjatë para vetës, posaçërisht rruga evropiane që kemi përpara. Komunat që nuk kanë treguar rezultate të mjaftueshme në konkurrencë, nuk i kanë ndihmuar Kosovës në rrugën evropiane dhe në një mënyrë e ngadalësojnë këtë proces. Apeloj tek të gjitha komunat që ta marrin më me seriozitet rolin e vet”, ka thënë Petroviq.

UBT

Ai, po ashtu, ka falënderuar USAID-in për mbështetje dhe ka shprehur përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e komunave, në mënyrë që qytetarët që jetojnë në ato komuna, të kenë një jetë më të mirë dhe cilësore.

Edhe Terry Slyëka, shef i zyrës së USAID-it ka thënë se në të gjitha komunat ka pasur një përmirësim të dukshëm, duke u bazuar në vlerësimin e afarizmit në Kosovë, mirëpo duhet të punohet edhe më tej, në përmirësimin e mjedisit afarist.

“Në të gjitha komunat, ka pasur një përmirësim të dukshëm duke u bazuar në vlerësimin e afarizmave në Kosovë. Por me rëndësi është ajo çka do të ndodh më pas, që të bëjmë reforma në disa komuna për të përmirësuar edhe më tej mjedisin, për të angazhuar me qytetarët dhe për të promovuar reforma që do t’u mundësojnë njerëzve të angazhohen në veprimtari ekonomike, që do ta nxisnin zhvillimin ekonomik të Kosovës”, ka thënë ai.

Ndërsa drejtoresha e mision të ShBA-së për ndihmë ndërkombëtare, Maureen Shauket ka thënë se ndërmarrjet private janë çelës për zhvillim ekonomik për të cilin Kosova ka nevojë të madhe. Për këtë arsye USAID, sipas saj, përmes programit për përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë, kryen edhe hulumtime të indeksit të konkurrencës së komunave.

“Përmirësimet janë të rëndësishme. Është shumë inkurajuese të shihet progresi që është bërë në vitin 2011. Mendoj që ky është mjet i rëndësishëm në mënyrë që të kuptoni, se si ta trajtoni një mjedis për përmirësimin e biznesit afarist. Përgëzoi komunat që kanë shprehur gatishmëri për të ndryshuar. Keni ndërmarrë një hap të rëndësishëm për të përmirësuar jetën e qytetarëve tuaj dhe për të siguruar një të ardhme, më të mirë në Kosovë”, ka thënë ajo.

Indeksi i Konkurrencës së Komunave të Kosovës për vitin 2012 është një komponentë e veçantë e projektit, për përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë, në kuadër të Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar. /kosovapress/