RCCOLA

Kamenica masovikisht përkrah aksionin

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Aksioni i përgjithshëm për pastrimin e mjedisit me moton:” Ta pastrojmë Kosovën “ i cili mbështetet nga Qeveria e Kosovës ,edhe në komunën e Kamenicës gjeti përkrahje të plotë.

Që nga ora 10:00, pos qytetarëve ,këtij aksioni iu bashkëngjiten, punëtorët e administratës, pjesëtarët e FSK-së, përfaqësues të OSBE-së, KFOR-it, Policia, përfaqësues të Qendrës Rinore,nxënësit dhe arsimtarët e shkollave,institucionet shëndetësore dhe subjektet e ndryshme afariste që veprojnë në nivelin komunal.

ARKATANA

Drejtori i drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Ambientit Hysen Jerliu, ka thënë se kjo drejtori me kohë ka bërë planin operativ dhe gjithçka është duke u realizuar sipas atij plani. Sipas Jerliut,aksioni është duke vazhduar edhe nëpër fshatrat të komunës së Kamenicës./rajonipress/