Fundamenti

Kamenica intensifikon përgatitjet për Zonën Ekonomike, Rahimaj takon ministren Mimoza Kusari-Lila

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka zhvilluar një takim pune me ministren Mimoza Kusari-Lila, ku, së bashku me drejtorin Edon Dermaku dhe deputetin Ilir Kërqeli, kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit institucional, me fokus të veçantë në themelimin e Zonës Ekonomike në Kamenicë.

Gjatë takimit u theksua se krijimi i Zonës Ekonomike paraqet një projekt me rëndësi strategjike për zhvillimin afatgjatë të komunës, pasi synon të krijojë kushte më të favorshme për zhvillimin e ekonomisë lokale, tërheqjen e investitorëve potencialë dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Kryetari Rahimaj bëri të ditur se Komuna e Kamenicës do të vazhdojë angazhimin e saj në përmbushjen e të gjitha procedurave të nevojshme, përfshirë përgatitjen e dokumentacionit, miratimin e vendimeve dhe realizimin e studimeve përkatëse, me qëllim që procesi i themelimit të Zonës Ekonomike të ecë përpara sipas planifikimeve.

Uji Dea

Nga ana e saj, ministrja Mimoza Kusari-Lila shprehu gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje institucionale për këtë projekt, duke e cilësuar atë si një nismë me rëndësi për zhvillimin ekonomik të Kamenicës dhe për krijimin e një klime më të favorshme për investime.

Themelimi i Zonës Ekonomike konsiderohet një ndër projektet kryesore zhvillimore të Komunës së Kamenicës, i cili pritet të ndikojë në fuqizimin e sektorit privat, rritjen e konkurrueshmërisë ekonomike dhe krijimin e perspektivave të reja për investime vendore dhe të huaja./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.