Fundamenti

Kamenica humb 40 mijë euro në vit nga prerja e pyjeve

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Gani Sadiku ka thënë se dy roje të pyllit vitin e kaluar janë sulmuar gjatë punës së tyre afër vijës kufitare me Serbinë, ndërsa këta të fundit nuk kanë pas mundësi vetëmbrojtje ku edhe kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Gani Sadiku, drejtor i drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka mirëpritur Kolonelin e KFOR-it Stig Olof Krohne me bashkëpunëtor, i cili vizitoi këtë drejtori dhe u interesuan me punët e kësaj drejtorie për sektorin e pylltarisë

Sadiku, ka njoftuar përfaqësuesit e KFOR-it, për prerjen ilegale të pyjeve ku rreth 1200 metër/kub i është shkaktuar qytetit dëm vetëm në vitin e kaluar, ku i bie rreth 30-40 mijë euro. Sipas tij rojet e pyllit të cilët vazhdimisht janë në teren, janë të rrezikuar në punën që e kryejnë ata.

Ai tha se ka dy vite që është miratuar ligji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, për mbajtje të armëve të shkurtra nga ana e rojtarëve gjatë punës së tyre në ruajtjen e pyllit, por ky ligj nuk ka filluar së zbatuari. Ai shtoi se dy roje të pyllit vitin e kaluar janë sulmuar gjatë punës së tyre afër vijës kufitare me Serbinë, ndërsa këta të fundit nuk kanë pas mundësi vetëmbrojtje ku edhe kanë marrë lëndime të rënda trupore.

Uji Dea

Në pyetjen e Kolonelit se si qëndron bashkëpunimi me policinë e Kosovës dhe sektorit të Pylltarisë, Sadiku u përgjigj shumë shkurtë, mund të jetë më i mirë.
Ndërsa, në pyetjen tjetër të Kolonel Stigut se a ka pasur pika statike të policisë kufitare në atë pjesë; Sadiku u përgjigj se nuk ka pasur pika statike kontrolli në atë pjesë.

Prerja e malit zakonisht ndodhë në zonat e brezit kufitar, ku nuk mund të kenë qasje rojet e pyllit, sepse janë të ekspozuar drejtpërdrejt rrezikut nga keqbërës të ndryshëm ka thënë Sadiku.

Po ashtu, drejtoria e bujqësisë, ka staf profesional të cilët punojnë me vite dhe kanë një përvojës të mirë, mirëpo nevojiten ende punëtorë si dhe një automjet për teren sepse në të njëjtën kohë duhet kryejmë edhe shërbimet në pyjet private që është një numër enorm i kërkesave./rajonipress/