UBT

Kamenica harton planin zhvillimor urban

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Mentor Rexhepi nga Logos tha se procesin në komunën e Kamenicës e kemi filluar në vitin 2010, në Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban. “Ka qenë një proces i mundimshëm, një proces multidimensional, që ka kërkuar një mbështetje si profesionale po ashtu edhe financiare dhe Logosi kontributin e vetë e ka ofruar në aspektin profesional, përmes konsulentëve të jashtëm që ka angazhuar në proces” ka thënë ndër të tjera Rexhepi.

Kuvendi Komunal në Kamenicë të hënën ka mbajtur mbledhjen e jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i propozim – vendimit për aprovimin e Planit Zhvillimor Urban. Për këtë pikë të rendit të ditës në pika të shkurtra foli Mentor Rexhepi përfaqësues nga LOGO-si.

Rexhepi tha se projekti Logos në kuadër të mbështetjes që ka ofruar për komunat e regjionit të juglindjes, ka qenë edhe mbështetja e komunave në hartimin e planeve hapësinore. “Kjo mbështetje ka rrjedh si domosdoshmëri në bazë të ligjit për planet hapësinore të Kosovës, ku secila komunë ka pasur obligim që të ketë edhe planet hapësinore për komunat e tyre”.

Ai tha se procesin në komunën e Kamenicës e kemi filluar në vitin 2010, në Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Planit Zhvillimor Urban.

Hidromorava

“Ka qenë një proces i mundimshëm, një proces multidimensional, që ka kërkuar një mbështetje si profesionale po ashtu edhe financiare dhe Logosi kontributin e vetë e ka ofruar në aspektin profesional, përmes konsulentëve të jashtëm që ka angazhuar në proces” ka thënë ndër të tjera Rexhepi.

Ndërsa, Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli tha se Plani Zhvillimor Urban është një dokument i rëndësishëm, sikurse edhe Plani Zhvillimor Komunal, nga i cili plan pritet që të merret pëlqimi nga Ministria e Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, për tu prezantuar në kuvendin komunal për aprovim.

Ai propozoj që në këtë plan edhe formalisht të figuroj organizata e Kryqit të Kuq. Jeton Biqkaj delegat nga LDK, tha se është mirë që ta mbështesim të gjithë këtë plan, ngase është në interes të përgjithshëm. Plani si i tillë është miratuar nga këshilltarët komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.