Eko Higjiena

Kamenica gati për “Flakën e Janarit”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Edhe Komuna e Kamenicës ka bërë përgatitjet e duhura për të nisur Flakën e Janarit 2013 e cila ka paraparë një program të pasur kulturo artistik.

Sipas drejtorisë së kulturës e cila është edhe bartëse e Manifestimit programi i Flakës nisë më 15 janar ku pritet të bëhet ndarja e çmimeve për lexuesit e vitit 2012 në Shtëpinë e Kulturës ,”Isa Kastrati” në Kamenicë.

ARKATANA

Pastaj më 16 janar organizatori ka paraparë një vizitë në Shkollën Fillore“ Nuhi Berisha“ në Tugjec, më 17 janar, ora letrare në Gjimnazin “Ismail Qemali” në Kamenicë , më 18 janar, është paraparë promovimi i librit “ Metush Krasniqi – personalitet unifikues i Lëvizjes Kombëtare”, të autorit Selatin Novosella, në ,Shtëpinë e Kulturës, “Isa Kastrati “ në Kamenicë .

Kurse në përmbyllje të manifestimit më 26 janar është menduar për vendosjen e luleve pranë Lapidarit të atdhetarëve Rexhep Mala e Nuhi Berisha , në Gjilan ./rajonipress/