Kamenica furnizohet me libra nga Ministria e Kulturës

Gjilan – Drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Faton Krasniqi, ka thënë se në muajin mars drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, kishte dërguar një projekt-propozim për furnizim me libra në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, projekti-propozim u vlerësua nga zyrtarët e MKRS-së.
Krasniqi, tha se librat e sjellur janë nga fusha të ndryshme, duke filluar nga lekturat shkollore, romane, libra historie, novela, etj.
Drejtoria e Kulturës është falënderuese Ministrisë për përkrahjen e projekt-propozimit./rajonipress/