Kamenica formon komision për pronat e saja të paluajtshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nga ekzekutivi, administrata në bashkëpunim me USAID-in, ka bërë përzgjedhjen e Mehmet Thaçit, Agim Bashës dhe Ramush Ismajlin, kurse nga legjislativi sot u zgjodhën Besnik Rrudhani, Fatmir Krasniqi dhe Ismajl Sopi, kurse nga shoqëria civile do të shikohet se kush do të përzgjidhet.

Kuvendi Komunal në Kamenicë të mërkurën e ka mbajtur seancën e parë për këtë vit kalendarik. Të gjitha pikat e parapara të rendit të ditës u miratuan nga këshilltarët komunal.

Ndërsa sa i përket shqyrtimit të propozim – vendimit për lejimin e dhënies në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë të pronave të paluajtshme të komunës – personave fizik dhe juridik, duke pasur parasysh interesin publik komunal – Kamenicë, Drejtori i Drejtorisë, për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor tha se duhet të formohet një komision nga ekzekutivi, legjislativi dhe nga shoqëria civile.

UBT

Nga ekzekutivi, administrata në bashkëpunim me USAID-in, ka bërë përzgjedhjen e Mehmet Thaçit, Agim Bashës dhe Ramush Ismajlin, kurse nga legjislativi sot u zgjodhën Besnik Rrudhani, Fatmir Krasniqi dhe Ismajl Sopi, kurse nga shoqëria civile do të shikohet se kush do të përzgjidhet.

Po ashtu Kuvendi ka aprovuar edhe këto pika të rendit punës, shqyrtimi dhe miratimi i propozim – rregullores për periudhën e dhënies së objekteve të komunës dhe tokës për shfrytëzim afat shkurtër përmes ankandeve, shqyrtimi dhe miratimi i propozim – vendimit për përgatitjen e projektit të programit për banim të komunës së Kamenicës për periudhën 2013-2015 , shqyrtimi dhe miratimi i planit të punës për vitin 2013, shqyrtimi dhe miratimi i orarit të punës se KPF-se dhe KK-se për vitin 2013, dhe shqyrtimi i propozim – vendimit për formimin e këshillit komunal për siguri në bashkësi ( KKSB ), janë miratuar.

Ndërsa, shqyrtimi i propozimit për formimin e komisionit për zgjedhjen e Këshillave lokale, nga kuvendi u përzgjodhën Satmifer Kryeziu e Qemajl Beqiri, kurse nga administrata Fisnik Kastrati. /rajonipress/