Kamenica fiton libra nga MKRS

Gjilan- Faton Krasniqi drejtor për kulturë në Kamenicë ka thënë se ata tashmë e kanë fituar projektin nga Ministria e Kulturës për tu furnizuar me lektura shkollore nga klasa e parë deri në klasën e IX.
“Është hera e parë që bibliotekat publike në komunën tonë do të furnizohen me lektura shkollore, pasi kishte një kohë të gjatë që nuk ishin furnizuar, kjo si pasojë e mungesës së ribotimeve.
Përpos autorëve të vjetër do të ketë edhe autor të rinj” ka thënë drejtori Krasniqi./rajonipress/