Mobi Casa

Kamenica e siguron bukën e gojës

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Rendimentet mesatare të grurit janë sjellur për 4100 kg për hektarë e që i bije 205 kg për kokë banori ose 92 % e qytetit i ka plotësuar nevojat me miell këtë vit.

Kamenica sipas zyrtarëve komunal në këtë qytet e ka siguruar bukën e gojës në masën e 92 %. Sipas komisionit për korrje shirje sivjet janë korrur me grurë 1500 ha, Elb 70 dhe Tërshërë 40 ha,derisa rreth 5 % e sipërfaqeve të grurit janë kositur si ushqim voluminoz për kafshë.

Në procesin e korrje-shirjeve këtë vit kanë marrë pjesë 30 autokombajna. Po ashtu vlen të ceket se edhe në ketë vit është subvencionuar nafta me 30% ,20L/ha të korrur nga Qeveria e Republikës së Kosovës , ku si rezultat ka pasur uljen e çmimit të korrjes në 100 €/ha.

Edhe këtë vit sikurse viteve tjera korrje shirjet janë përcjellë dhe janë zhvilluar në bazë të programit të korrje-shirjeve të hartuar nga DBPZHR si dhe Rregullores Komunale për korrje shirje.

UBT

Komisioni për korrje – shirje në përbërje: Njazi Fera – kryetar, Imer Dërmaku zv. kryetar ,Ibrahim Bunjaku anëtar, Fadil Morina anëtar dhe Selim Gagica anëtar ka bërë kontrollimin teknik të autokombajnave ,i ka pajisur me procesverbal mbi plotësimin e kushteve minimale teknike, njoftimin mbi procedurat e korrje- shirjes, mbrojtjes nga zjarri, formularët për sipërfaqet e korrura e pastaj organi kompetent komunal i ka pajisur me leje të punës.

Po ashtu, komisioni për së afërmi e ka përcjellë fushatën e korrje-shirjeve , ka ndërhy në rastet e mos respektimit të çmimit të korrjes, mos mbajtjes së rendit , aty ku kombajneret nuk e kanë respektuar.

Rëndësi të veçantë komisioni i ka kushtuar mënyrës dhe cilësisë së korrjes në mënyrë që humbjet e drithit të jenë sa më minimale. Si probleme që e kanë përcjellë fushatën kanë qenë: Autokombajnat e vjetruar, furnizimi i dobët me pjesë ndërrimi etj./rajonipress/