FIDANISHTJA

Kamenica drejt përmirësimit të shërbimeve sociale, takim gjithëpërfshirës me akterët lokalë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Komuna e Kamenicës, në bashkëpunim me Qendra Kosovare për Studime Gjinore, ka organizuar një takim konsultues me qëllim fuqizimin e shërbimeve sociale dhe përmirësimin e kujdesit për kategoritë në nevojë.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, organizatave të grave, ofrues të shërbimeve të kujdesit, si dhe akterë të tjerë relevantë nga komuniteti. Diskutimit iu bashkuan edhe kujdestarë të fëmijëve, kujdestarë të personave pa zotësi veprimi dhe prindër të fëmijëve me nevoja të veçanta, duke sjellë përvoja konkrete nga terreni dhe duke e bërë debatin gjithëpërfshirës.

Gjatë takimit u trajtua gjendja aktuale e shërbimeve sociale në komunë, me fokus në kujdesin për fëmijë, të moshuar, persona me aftësi të kufizuara, si dhe shërbimet me bazë në komunitet.

Hidromorava

Pjesëmarrësit theksuan nevojën për përmirësimin e infrastrukturës sociale dhe avancimin e politikave që garantojnë mbështetje më të qëndrueshme për këto kategori.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe mundësive për organizimin e mësimit gjithëditor dhe forcimit të mekanizmave mbështetës për familjet.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt rritjes së bashkëpunimit ndërinstitucional dhe avancimit të barazisë gjinore, duke synuar ndërtimin e një sistemi më funksional dhe gjithëpërfshirës të shërbimeve sociale në Kamenicë./rajonipress/