Kamenica dhe Kuvajti vazhdojnë bashkëpunimin në fusha të ndryshme

Kamenicë – Bashkëpunimet me partnerët tanë si vendor ashtu edhe ndërkombëtarë, po i vazhdojmë duke u zgjeruar në fusha të ndryshme ka thënë Qëndron Kastrati.
Sot një pjesë e kabinetit kanë pritur në takim Drejtorin për Ballkan në Komitetin për Europë dhe Amerikë – Kuvajt, Mahmoud al Najjad dhe përfaqësuesit e organizatës Qëndresa Kosovare, me të cilët vizituan objektin e ri të Gjinekologjisë, Pediatrisë e Urgjencës. Objekt ky i financuar nga qytetarët e Kuvajtit.
Falënderoj drejtorin Mahmoud al Najjad, dhe përfaqësuesit e organizatës Qëndresa Kosovare për mundësinë që i dhanë Kamenicës, në krijimin e partneritetit për investime kapitale ku ka më së shumti nevojë ka shkruar Qëndron Kastrati./rajonipress/