HW

Kamenica dhe “Eco – Higjiena”, flasin rreth bashkëpunimit të dyanshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Nënkryetarja e Komunës së Kamenicës Arta Bajralija së bashku me Kryesuesen e Kuvendit Komunal Arbnore Beqiraj-Fera dhe Drejtorin për Shërbime Publike, Ambient, Inspektorat dhe Emergjenca Zotrim Kastrati, kanë pritur në takim sot, Shefin Ekzekutiv të kompanisë “Eco-Higjena” Senad Rama, Leonora Ajeti nga sektori i financave të kësaj kompanie dhe Shejnaze Masurica që është Menaxhere e Njësisë Komunale në Kamenicë.

Ata kanë diskutuar rreth bashkëpunimit që kjo kompani ka me Komunën e Kamenicës, si dhe për mundësitë tjera të bashkëpunimit, me qëllim që qytetari të marrë shërbime efikase e të shpejta.

Shefi i Kompanisë z.Rama ka sqaruar punën e bërë deri më tani nga kompania si dhe ka njoftuar Nënkryetaren rreth kapaciteteve aktuale të kompanisë.

Pa trajtuar nuk ka mbetur as çështja e tarifave, e cila kërkon bashkëpunim dhe zgjidhje të qëndrueshme, duke thënë se gjithnjë në kuadër të çdo vendimi në qendër të ketë interesin e qytetarit.

HW

Drejtori Kastrati ka njoftuar z.Rama rreth punëve që drejtoria në fjalë po bën për zgjerimin e rrjetit sidomos në fshatin Busavatë, e cila ka qenë edhe kërkesë nga Kadri Rahimaj.

Në të njëjtën kohë ai ka paraqitur edhe shqetësimin e tij në kuadër të qasjes së kompanisë edhe në zona të thella, për të cilat kërkohet bashkëpunim edhe më i ngushtë në mënyrë që secili qytetar të marrë shërbimet e kompanisë.

Është vlerësuar lartë fokusi i komunës në projektin për Qendrën e Kompostimit, duke e bërë dallimin nga komunat e tjera, nismë kjo e re për Kamenicën, por shumë e dobishme.

Përgjatë takimit u kërkua nga Komuna për përcaktimin e delegatit në Bordin e “Eco-Higjena” në mënyrë që ky bashkëpunim të vazhdojë tutje./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.