Kamenica bëhet me qendër tregtare
Gjilan – Në prezencën e qindra qytetarëve të komunës së Kamenicës, është bërë inaugurimi i Qendrës tregtare “Viva Fresh Store”. Në këtë inaugurim i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, Kryesuesi i kuvendit Komunal Enver Mavriqi, drejtor të drejtorive komunale, si dhe përfaqësues të tjerë komunal.
Kryetari i komunës së Kamenicës Shaip Surdulli, duke përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe duke uruar inaugurimin e këtij marketi, tha se shprehi gëzim të veçantë që sot, për një kohë kaq të shkurtër po bëhet inaugurimi i këtij marketi. “Është një përparësi dhe një ndihmë që ju ka bërë qytetarëve të komunës, për të mos shkuar në qytete të tjera që të blejnë gjëra të nevojshme, dhe për këtë ne ndihemi të kënaqur që është bërë edhe punësimi i mbi 70 qytetarëve të komunës sonë” tha Surdulli.
Zëvendës Drejtori i “Viva Fresh Store” Ymer Kuraja, falënderoj Kryetarin Surdulli dhe gjithë stafin e tij. Në “Viva fresh Store”, sot janë mbi 70 qytetarë të punësuar të komunës së Kamenicës tha Kuraja.
“Viva Fresh Store”, pos pikave të shumta që ka të hapura në Kosovë, në Komunën e Kamenicës, ishte pika e trembëdhjeta me radhë. /rajonipress/