United Hospital

Kamenica afron procesin buxhetor me qytetarët – në Petroc prezantohen prioritetet dhe kërkesat për investime të vitit 2027

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Komuna e Kamenicës ka vazhduar procesin e dëgjimeve buxhetore me qytetarë, duke mbajtur një takim konsultativ me banorët e fshatit Petroc, në kuadër të përgatitjes së buxhetit për vitin 2027.

Në këtë dëgjim morën pjesë drejtoresha për Buxhet dhe Financa, Ardita Dërmaku, drejtori Blerim Murina, si dhe zyrtarë të tjerë komunalë, të cilët diskutuan me banorët për nevojat dhe prioritetet e komunitetit.

Gjatë takimit u prezantuan linjat kryesore të planifikimit buxhetor për vitin e ardhshëm, me theks të veçantë në investimet kapitale dhe projektet që synojnë përmirësimin e shërbimeve dhe infrastrukturës lokale.

Mobi Casa

Drejtoresha Dërmaku paraqiti strukturën e buxhetit të planifikuar për vitin 2027 dhe ndarjet e parapara për investime kapitale, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së drejtpërdrejtë të qytetarëve në përcaktimin e projekteve prioritare.

Banorët e Petrovcit patën mundësinë të paraqesin kërkesat dhe sugjerimet e tyre, të cilat do të shqyrtohen gjatë hartimit të listës përfundimtare të projekteve që pritet të realizohen gjatë vitit 2027.

Dëgjimet buxhetore do të vazhdojnë edhe në lokalitetet e tjera të Komunës së Kamenicës, me qëllim që procesi i planifikimit financiar të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe në funksion të nevojave të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.