Hidromorava

Kamenica 19 vende më lartë për transparencë komunale

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kamenicë – Transparenca radikale ishte njëri nga premtimet kryesore në fushatë, ndërsa sot kemi ngritje të jashtëzakonshme të Kamenicës në këtë aspekt, duke kaluar 19 komuna në krahasim me vitin e kaluar dhe duke u vlerësuar për herë të parë si komuna e tretë më transparente ka shkruar Kadri Rahimaj.

Uji Dea

Në kuadër të matjeve të realizuara nga organizata KDI në bashkëpunim me konsorciumin e organizatave jo qeveritare “Aleanca Qytetare për Transparencë”, Komuna e Kamenicës radhitet e treta për transparencë komunale me 78 pikë apo 88.63% të përmbushjes së indikatorëve vlerësues.
Në krahasim me vitin e kaluar Komuna e Kamenicës shënon ngritje për 19 vende, nga vendi i 22-të ku ka qenë në vitin e kaluar ka shkruar kreu i Kamenicës./rajonipress/