FIDANISHTJA

Kamberi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit me Kosovën rrisin tensionet në rajon

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Deputeti shqiptar në Serbi, Shaip Kamberi, ka reaguar lidhur me zhvillimin e stërvitjeve ushtarake nga Serbia në territorin e Komunës së Bujanocit, pranë kufirit me Republika e Kosovës, duke i cilësuar ato si shqetësuese për sigurinë në rajon.

Sipas tij, aktivitete të tilla, sidomos kur zhvillohen afër zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë drejtpërdrejt në perceptimin e sigurisë tek komunitetet lokale, në veçanti tek shqiptarët në Luginën e Preshevës.

Kamberi thekson se në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë, duke e bërë edhe më të ndjeshme situatën në Ballkani Perëndimor, transmeton Zeri.info.

Ai vlerëson se, për ruajtjen e stabilitetit afatgjatë, është thelbësore që të gjitha palët të veprojnë me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese. Në këtë drejtim, sipas tij, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të nxitur dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese.

Tutje, Kamberi thekson se ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon respektim të vazhdueshëm të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave.

Ai ka kërkuar gjithashtu shtimin e pranisë së KFOR, duke e cilësuar atë si të një rëndësie primare për sigurinë në rajon.

Në fund, Kamberi ka kritikuar qasjen e presidentit serb Aleksandar Vuëië ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, duke kërkuar nga NATO që të rishqyrtojë vendimin për Zonën Tokësore të Sigurisë.

Fundamenti

Shkrimi i plotë:

Zhvillimi i stërvitjeve ushtarake nga Serbia në territorin e Komunës së Bujanocit, në afërsi të kufirit me Republikën e Kosovës, paraqet një çështje me rëndësi për mjedisin e sigurisë në rajon.

Aktivitetet e tilla, veçanërisht kur zhvillohen pranë zonave të banuara dhe përfshijnë kapacitete ajrore, ndikojnë në perceptimet e sigurisë së komuniteteve lokale, në veçanti të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Në kontekstin e sigurisë rajonale, këto zhvillime mund të interpretohen si faktorë që ndikojnë në rritjen e tensioneve dhe në uljen e besimit ndërmjet aktorëve lokalë.

Duke marrë parasysh rëndësinë e stabilitetit afatgjatë në Ballkanin Perëndimor, mbetet thelbësore që të veprohet me përmbajtje dhe në përputhje me parimet e sigurisë bashkëpunuese. Në këtë drejtim, roli i bashkësisë ndërkombëtare është kyç për të inkurajuar dialogun konstruktiv, transparencën dhe shmangien e veprimeve që mund të perceptohen si provokuese.

Ruajtja e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm të sigurisë kërkon angazhim të vazhdueshëm për respektim të normave ndërkombëtare dhe forcim të mekanizmave për parandalimin e krizave. shtuarja e forcave të KFOR-it është e rëndësisë primare.

Duke pasur parasysh provokimet e vazhdueshme të regjimit të Vuçiqit ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në Luginë, NATO duhet të mendojë për rishikimin e vendimit për Zonën Toksore të Sigurisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.