FITORJA

Kamberi: SHBA-ja po e shtyn përpara realizimin e Planit 7-pikësh

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se është i gëzuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) po e shtyjnë përpara fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh, duke theksuar se njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë.

Duke komentuar vizitën e ambasadorit të OSBE-së, Jan Braathu dhe ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, Kamberi ka shkruar në Facebook të dielën se ky është premtim i dhënë dhe obligim i marrë nga institucionet ndaj shqiptarëve “e karshi faktorit ndërkombëtar”.

Mobi Casa

“Ambasadori i OSBE-së, Jan Braathu dhe Ambasadori i SHBA-së, Chritopher Hill, pas vizitës së tyre në Luginë të Preshevës, të premtën që e lëmë pas, kanë takuar kryeministren në ikje e kryeparlamentaren në ardhje, Ana Brnabiq. Temë e këtij takim ishte fillimi i realizimit të Planit 7 Pikësh. Edhe pse i aprovuar në vitin 2013, i harmonizuar me konventat ndërkombëtare e legjislacionin vendor e i sinkronizuar me faktorin ndërkombëtar, realizimi i tij ende nuk ka filluar. Më gëzon angazhimi i OSBE dhe i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të shtyrë përpara fillimin e realizimit të Planit 7 pikësh. Njohja e diplomave duhet të jetë hapi i parë”, ka shkruar ai.

PLani 7 Pikësh është dokument i nënshkruar nga zyrtarë të Luginës së Preshevës në 2013-s që për qëllim kishte nisjen e negociatave me Serbinë për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve. Aty përfshihet integrimi i plotë i shqiptarëve, siguria e plotë, arsimi, kultura e të tjera.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.