UBT

Kamberi: Për interesa politike prentendojnë t`i bojkotojnë zgjedhjet

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Belgëzim Kamberi, drejtor i Këshillit për të Drejtat e Njeriut në Luginën e Preshevës, i cili është përmendur për të qenë njeriu që përfaqëson shqiptarët në jug të Serbisë edhe për kandidat për deputet, vlerëson se vendimi për mospjesëmarrje i shumicës së partive në zgjedhje do të ndikojë negativisht në jetën e shqiptarëve.

“Ata që pretendojnë të bojkotojnë zgjedhjet e bëjnë këtë për arsye dhe interesat e tyre të brendshme politike. Prishtina dhe Tirana duhet të ndërhyjnë politikisht”, tha Kamberi.

Pavarësisht tentimeve edhe nga Tirana e Prishtina, të shtunën partitë vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje në një periudhë të rëndësishme edhe për Serbinë kur ka filluar procesi integrues në Bashkimin Evropian, raporton TCH.

ARKATANA

Kamberi thotë se faji për gjendjen e tanishme nuk është më në adresat larg vendeve ku jetojnë.

“Klasa politike shqiptare po bëhet bashkëpërgjegjëse për gjendjen e vështirë të shqiptarëve të Preshevës, duke e izoluar vetë Luginën e Preshevës. Po tregohet edhe njëherë, si në rastin e lapidarit, ashtu edhe në këtë rast që po veprohet vetëm për interesa personale dhe partiake”, tha Kamberi.

Ka ngelur që Partia për Veprim Demokratik, e Riza Halimit, por gjasat janë të vogla që shqiptarët të përfaqësohen në kuvendin serb./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.