KKVITI

Kamberi: Ndërkombëtarët të ndërmarrin masa ndaj Serbisë, po përdor pakicat për destabilizim

/ 4 minuta lexim

Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi konsideron se tani është koha e fundit që ndërkombëtarët të ndërmarrin masa ndaj shtetit serb, në të kundërtën mund të ketë sërish tensione në veri.

Kamberi në deklaratën e dhënë për Telegrafin ka thënë se Serbia po përdor pakicat e veta për destabilizim.

“Nuk përjshtohet mundësia, sidomos nëse Bashkësia Ndërkomëtare do të vazhdojë me tolerancën e tepruar ndaj aspiratave serbe në veri të Kosovës, Bosnjës e Malit të Zi. Sepe Serbia dëshiron të bëhet hegjom i Ballkanit, dhe ajo po përdor pakicën e vet në shtetet e sipërpermendura për destabilizim. Prandaj është koha që Perëndimi të ndërmarrë masa serioze ndaj Serbisë”, është shprehur ai.

Tutje, ai ka shtuar se “Bashkësia Ndërkombëtare duhet përfundimisht ta ndryshojë qasjen ndaj shtetit serb, sepse ajo tashmë duke ndihmuar e financuar këtë aksion po merr epitetin e shtetit sponsoor të terrorizmit”.

Sa i përket përfshirjes së ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Milan Radoiçiq, në sulmin terrorist, ku u vra polici Afrim Bunjaku, Kamberi thotë se vështirë që do të ketë bashkëpunim nga Serbia me institucionet e Kosovës.

“Vështirë, së pari Beogradi zyrtar e konsideron Radoiciqin luftëtar të lirisë, ndërsa terroristët e vrarë martir. Presioni i Serbisë djathiste, e cila është shumicë mjerisht do të ishte me Vuciqin, ndërsa në rrethana kur mund të mbahen zgjedhjet parlamentare, ajo do t’i sillte humbje votues presdidentit serb dhe partisë së tij”, tha Kamberi.

Se a kanë ndikur zhvillimet e fundit në veri, tek shqiptarët që jetojnë në Luginë, Kamberi deklaroi se në fillim është vërejtur një qarkullim i madh i autoblindave dhe tankave serbe.

“Ditët e para pas aktit terrorist edhe në Luginë është vërejtur një qarkullim i jashtëzakonshëm i autoblindave dhe tankeve serbe, mandej e patëm edhe një incident në Medvegjë, ku u sulmua një familje e një shqiptari, për momentin nuk ka pasur raste tjera”, tha mes tjerash ai.

RCCOLA

A keni informata nga banorët në Luginë nëse është shtuar presion ndaj tyre, pas zhvillimeve në veri?
Ditet e para pas aktit terrorist edhe ne Lugine este verejtur nue qarkullim i jashtezakonshem i autoblindave due tankeve serbe, mande patem nje incident ne Medvegje kur u sulmua familja e nie shqiptari. Per momentin nuk ka pater raste tjerk.

Ndryshe, Policia e Kosovës u sulmua nga një grup terroristësh më 24 shtator në Banjskë të Zveçanit, ku u vra polici Afrimi Bunjaku.

Pas sulmit ndaj Policisë, rreth 30 serbë, të armatosur rëndë dhe të maskuar u fshehën në manastirin në Banjskë për disa orë, atyre iu kërkua nga Policia e Kosovës që të dorëzoheshin, por ata refuzuan të bëjnë një veprim të tillë ku edhe vazhduan sulmet me armë ndaj policisë, nga gjuajtjet me armë mbetën të vrarë tre sulmues.

Policia ka konfiskuar një sasi të madhe armatimit, municionit, veturave dhe disa mjete tjera ushtarake gjatë hetimeve në atë zonë. Autoritet kosovare po ashtu siguruan dëshmi se organizator i sulmit terroristë ka qenë nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiq.

Radoiçiq edhe publikisht ka pranuar se ka organizuar sulmin në veri. Institucionet në Kosovë kanë kërkuar nga Serbia që ta bëjnë ekstradimin e tij, ndërsa Prokuroria ka bastisur pronat e tij në Kosovë, ku edhe ka konfiskuar vetura e pasuri tjera materiale.

Lidhur me rastin, Policia ka arrestuar edhe tre sulmues të cilët gjenden në masën e paraburgimit prej 30 ditësh.

Sulmi ndaj Policisë së Kosovës ka nxitur reagimin e ndërkombëtarëve, të cilët kanë kërkuar nga Serbia që mos të nxis konflikte mes dy shteteve.

Situata aktualisht raportohet të jetë e qetë në veri, ndërsa KFOR dhe Policia e Kosovës vazhdojnë të jenë me prani të shtuar në Zveçan. /Telegrafi/