FITORJA

Kamberi: Jemi kundër taksave të polisave dhe dënimeve

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Kryetari i Partisë për Veprim Demokratik dega në Bujanoc, Shaip Kamberi, është shprehur kundër taksave të polisave të cilat duhet t’i nënshtrohen shqiptarët e Luginës me rastin e hyrjen me makina në territorin e Kosovës.

Kamberi tha se me këto taksa po pengohet qarkullimi i lirë i shqiptarëve të kësaj ane.

“Jemi kundër vendosjes se taksave për polisat e sigurimit, sepse konsiderojmë se kjo taksë pengon qarkullimin e lirë të shqiptarëve të Luginës”, ka deklaruar sot për Titullin, Kamberi.

Ai njëherit është shprehur edhe kundër shqiptimit të gjobave ndaj ngasësve të Luginës të cilët në disa raste nuk kanë bërë pagesën e sigurimeve.

“Jemi edhe kundër dënimeve që i shqiptohen shqiptarëve në rastet e mospagesës së taksave”, tha ish kryetari i Komunës së Bujanocit.

FITORJA

Për taksat e polisave të sigurimit, ditë më parë reagoi edhe deputeti nga radhët e LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Lutfi Haziri, i cili ishte kundër shqiptimit të gjobave ndaj shqiptarëve të Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës.

Ai propozoi refundimin si zgjidhje e cila do të kënaqte ligjin, që do të nënkuptonte me kthimin e të hollave vozitësve të Luginës në dalje nga territori i Kosovës.

Ditë më parë Titulli.com raportoi për urdhëresën që e kishte marrë policia e komunikacionit në Republikën e Kosovës, sipas të cilës do të duhej të gjobiste me 150 euro çdo vozitës me makinë me targa të Luginës, që në territorin e këtij shteti ka hyrë pa paguar taksën e polisave të sigurimit.

Me këtë rast komandantja rajonale e policisë në Gjilan, Elmina Mamuti, ka thënë se “policia e Gjilanit nuk vendos taksa e as nuk dënon shqiptarë të Luginës. Ne thjeshtë vetëm po e zbatojmë ligjin”.

Qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës të cilët me makinat e tyre hyjnë në Kosovë duhet të paguajnë 20 euro sigurim për një javë qarkullim nëpër rrugët e saj./Titulli.com/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.