ARKATANA

Kamberi ia kthenë shpinën PVD-së

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Kamberi këtë e ka publikuar më 13 prill të këtij viti, kur edhe zyrtarisht është radhitur në radhët e Vetëvendosjes. Kamberi inkuadrimin e tij në “Vetëvendosje” e ka konfirmuar përmes rrjetit social në Facebook, ku ka shkruar se: Të nderuar miq, ju njoftoj se që nga e diela, më 13 prill 2014, jam anëtarësuar në Lëvizjen “Vetëvendosje!”, duke u zgjedhur njëkohësisht nga delegatët e Këshillit të Përgjithshëm të saj, anëtar i kryesisë së Lëvizjes “Vetëvendosje”, së bashku me Elvis Hoxhaj nga Tirana.

Duke i falenderuar publikisht delegatët e KP për mbështetjen dhe besimin e tyre, e duke pasur parasysh, se angazhimi im politik në Kosovë ka krijuar konfuzitet, veçmas në Luginën e Preshevës; njoftoj të gjithë miqtë dhe opinionin publik, se vazhdoj që të qëndroj dhe që të jetoj në Luginën e Preshevës, si dhe vazhdoj aktivitetin tim profesional, në kuadër të Këshillit për të Drejtat e Njeriut për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; që nuk ka ndonjë ndërlidhje strukturore dhe aq më pak politike, me angazhimin tim personal politik jashtë rajonit të Luginës së Preshevës.

Njëlloj, njoftoj opinionin se angazhimi im personal në Lëvizjen “Vetëvendosje” nuk nënkupton edhe shtrirjen, gjejgjësisht tendencë për themelimin e ndonjë strukture të Lëvizjes “Vetëvendosje!” në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë.

KKVITI

Edhe pse Kamberi në postimin e tij ka thënë se, angazhimi tij në “Vetëvendosje” nuk nënkupton edhe shtrirjen, gjejgjësisht tendencë për themelimin e ndonjë strukture të Lëvizjes “Vetëvendosje!” në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë., krejt në fund nuk përjashton një mundësi të tillë duke shkruar se, (Bashkë është e mundshme!) Kamberi edhe më parë ka qenë përkrahës i shumë aktiviteteve të “Vetëvendosjes”, ndëkohë që një kohë të gjatë është përfolur për inkuadrimin e tij në PVD, duke mos anashkaluar edhe mundësin që ai ta merrte nëndegën e PVD-së në Bujanoc.

Vlenë të theksohet se PVD në mbledhjen e liderëve të Luginës me ministrin e punëve të jashtme të Shqipërisë, e kishte propozuar Kamberin si kandidat të pamvarur për deputet në parlamentin e Sërbisë. Duke patur parasysh se një numër i të rinjëve të PVD-së janë përkrahës të Kamberit, mbetet të shihet ditëve në vijim se kush nga ata do ta përkrahë publikisht atë, duke u radhitur në “Vetëvendosje”/BujanociNet/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.