United Hospital

Kamberi falënderon deputetët e Kosovës, për avancimin e përkujdesjes ndaj shqiptarëve të Luginës

/ 3 minuta lexim
HW

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka përshëndetur miratimin e Rezolutës për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës.

Sipas Kamberit, kjo paraqet një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes së qëndrueshme dhe në përputhje me standardet evropiane.

“Rezoluta nuk paraqet vetëm një akt formal, ajo është një angazhim konkret për politika më të strukturuara, për forcimin e përfaqësimit, për zhvillim socio-ekonomik dhe për respektimin e plotë të të drejtave në përputhje me standardet evropiane” shkroi ai.

Ky është postimi i plotë i Kamberit:
Sot, Kuvendi i Republikës së Kosovës miratoi, njëzëri, Rezolutën për avancimin e përkujdesjes institucionale ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës e cila paraqet një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes së qëndrueshme dhe në përputhje me standardet evropiane.

Dua të shpreh falënderimin tim të sinqertë për Kryetaren e Kuvendit, për Kryeministrin, si dhe për të gjitha grupet parlamentare LVV, PDK, LDK, AAK për mbështetjen dhe unitetin e treguar në miratimin e kësaj Rezolute.

Ky konsensus i gjerë politik është një mesazh i fuqishëm për rëndësinë që ka kjo çështje dhe për përkushtimin tonë të përbashkët ndaj të drejtave, barazisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

United Hospital

Rezoluta nuk paraqet vetëm një akt formal, ajo është një angazhim konkret për politika më të strukturuara, për forcimin e përfaqësimit, për zhvillim socio-ekonomik dhe për respektimin e plotë të të drejtave në përputhje me standardet evropiane.

Miratimi i saj është dëshmi se kur ka vullnet politik dhe bashkëpunim, mund të ndërtojmë politika që i shërbejnë qytetarëve dhe të ardhmes evropiane të rajonit tonë.

Kjo Rezolutë riafirmon qartë se përkujdesja ndaj shqiptarëve në Luginën e Preshevës nuk është çështje sporadike, por politikë e qëndrueshme shtetërore.

Një element kyç i kësaj Rezolute është parimi i reciprocitetit. Nuk mund të ketë standarde të dyfishta. Të drejtat që kërkohen për një komunitet duhet të vlejnë njësoj për tjetrin. Kjo nuk është vetëm çështje drejtësie. Ky parim është parakusht për paqe të qëndrueshme dhe stabilitet rajonal.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.