Kamberi afër huazimit në Xamax

Talenti kosovar, Florian Kamberi pritet të largohet nga skuadra e tij aktuale Grasshoppers.
Sulmuesi i talentuar nuk ka pasur hapësirat e duhura këtë stinorë duke u futur në lojë gjithmonë si zëvendësues.
Floriani ka arritur që të shënoi dy gola këtë edicion në Superligën e Zvicrës, ku njëri prej tyre ishte në derbi ndaj Zurichut në fitoren 3:2 të Grasshopperit.
Mediat zvicerane kanë shkruar se Kamberi pritet të huazohet në Challange League, për gjashtë muaj.
Skuadra që ka kërkuar shërbimet e tij është Xamax e cila po synon ngjitjen në elitën e futbollit zviceran. /Telegrafi/