Fundamenti

Foda pasi Kosova kaloi në Ligën B të Ligës së Kombeve: Ky ishte qëllimi ynë, jam krenar për ekipin

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kombëtarja e Kosovës ka arritur të kualifikohet në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Dardanët triumfuan në Play-Off ndaj Islandës pasi fituan dy ndeshjet 2-1 dhe 1-3 me një dominim të madh.

Përzgjedhësi i Kosovës, Franco Foda ka thënë për faqen zyrtare të FFK-së se është shumë krenar për ekipin për qëllimin e arritur.

FITORJA

“Ky ishte qëllimi ynë. Qëllimi i parë ishte të ngjiteshim në Ligën B, nga Liga B e më tej. Jam shumë, shumë krenar për ekipin. E dinim që kundërshtari ishte një ekip shumë, shumë i mirë”.

“Por unë isha i bindur se ne ishim në gjendje të ngjiteshim në Ligën B.E dominuam ndeshjen. Luajtëm jashtëzakonisht mirë në sulm. Ishim shumë të mirë edhe në lojën pa top dhe shihet qartë që ekipi është zhvilluar shumë mirë gjatë javës dhe muajve të fundit”.

“Tani duhet thjesht të vazhdojmë përpara dhe ta marrim këtë shpirt ekipi edhe në muajin qershor”, ka thënë Foda. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.