ARKATANA

“Kam shpresu që bëhet burrështetas prej një opozitari të papërgjegjshëm – Vlora Çitaku për raportet e Kurtit me SHBA’në

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka komentuar në “Pressing” të T7, deklaratat e Richard Grenell për kryeministrin Albin Kurti.

Grenell ka kërkuar nga kosovarët që “mos të mashtrohen në atë që Kurti është afërt me SHBA-të”, deklarata e tij në “X”, u shpërnda edhe nga djali i presidenti amerikan Donald Trump

Çitaku ka thënë se ka shpresuar që Kurti nga “opozitari i papërgjegjshëm do të jetë burrështetas duke e pasur barrën e kryeministrit mbi supe”.

ARKATANA

Por ajo shton se Kurti përplasjen me SHBA-të e ka ideologjike, nuk e ka programore e as parimore

“Unë kam pas shpresu shumë që kryeministri i sotëm ka me arritur me u maturu prej një opozitari të papërgjegjshëm në kryeministër dhe burrështetas. Kam pas shpresu që barra e kryeministrit ka me i rëndu mbi supe dhe ka me u çliru prej ngarkesave të mëdha ideologjike që i ka, sepse përplasjen me SHBA-në nuk e ka as programore as parimore, e ka ideologjike”, ka thënë Çitaku. /Gazeta Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.