RCCOLA

Kaltrina lë Londrën për…

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ajo është munduar që të jetë pak më e vecantë dhe larg skandaleve kur i referohet edhe veshjeve që në vitet e saj si këngëtare kanë qenë të kuruara mirë pa ekzagjerim sidomos në zhveshje.

E kemi fjalën për këngëtaren Kaltrina Selimi, po jo më kot thuhet “Shih rrushi rrushi e piqet”, këtë herë ajo me këtë fustan që jeni duke e parë ka treguar më shumë nga vetja, sidomos në pjesën e gjoksit dhe nuk e besojmë se këtë fustan e ka veshur trupi i saj.

UBT

Kaltrina këtë veshje ia ka besuar stilistet Dona Matoshi, e cila ka dashur si duket ta ndryshojë edhe stilin dhe vetë këngëtaren që ajo të tregohet se edhe seksi duke i qepur këtë veshje ku ajo është prezantuar në një koncert festiv në televizionet kosovare.

Këngëtarja tashmë jeton më shumë në Londër me bashkëshortin e saj, por megjithë këtë nuk ka dashur që të mos jetë në programet festive të Vitit të Ri, që sic po e shohim do të vijë më e hapur në veshje dhe me sensulae sa është mësuar ta shohë syri ynë më parë.