UBT

Kalon afati: DITA D për Luginën

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Ministria e Drejtësisë së Serbisë, ka njoftuar se në mesnatë ka kaluar afat ligjor që pushteti lokal në Preshevë ta largoj lapidarin e UÇPMB-së në qendër të Preshevës, në të kundërtën organet e Serbisë do ta rrënojnë.

“Nëse deri në mesnatë, atëherë edhe kur është afati i fundit i vendosur për të hequr monumentin në Preshevë, atëherë Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike, do të paraqesin një kërkesë për procedurë penale kundër shefit të Administratës Komunale të Preshevës” ka thënë ministri i Drejtësisë dhe Administratës Publike të Serbisë, Nikola Selakoviq.

Mobi Casa

Në këtë njoftim po ashtu thuhet se inspeksioni do të sjellë Vendimet rreth procedurave të Zgjidhjes, e cila do të definoj qartë procedurat dhe afatet ligjore për largimin e lapidarit.

“Me të përfunduar afati ligjor, do të veprohet sipas Vendimit dhe do të largohet lapidari i vendosur ilegalisht, me ndihmën e organeve përgjegjëse për punë të brendshme në rast së kjo është e nevojshme”, thekson Selakoviq. (ORAinfo)