Fundamenti

Kalojnë rreth 54 për qind e maturantëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Halim Vranovci nga Drejtoria e Arsimit (DA) në Gjilan, tha se nga 2191 maturantë gjilanas, testin e maturës në afatin e parë e kanë kaluar 1183 ose 53.9 për qind.

Ai tha se në këtë shifër janë përfshirë edhe nxënësit e mbetur për test nga vitet e kaluar, të cilët kanë ulur përqindjen e kalueshmërisë, pasi pa ta kalueshmëria e testit të këtij viti do të ishte për rreth 10 për qind më e lartë (62.4 për qind).

Duke folur për shkollat veç e veç, Vranovci, tha se me sukses më të mirë në kalueshmërinë e testit të maturës prin shkolla e muzikës, që ka numër simbolik të nxënësve 25 sosh dhe të gjithë kanë kaluar testin, pastaj shkolla e mjekësisë “Dr. Asllan Elezi”, ku nga 292 nxënës testin e kanë kaluar 281 ose 96.2 për qind, pastaj radhitet Gjimnazi “Zenel Hajdini”, ku nga 936 nxënës testin e kanë kaluar 604 maturantë ose 64. 5 për qind, në shkollën ekonomike “Marin Barleti”, testin e kaluar 50.2 për qind e nxënësve apo 188 nxënës nga 377 sa kishte kjo shkollë.

RCCOLA

Vranovci, tha se rezultati më i dobët sipas statistikave ka dalë në shkollën teknike “Mehmet Isai”, ku testin e maturës e kanë kaluar 19.5 për qind e nxënësve apo 70 nxënës nga 358 sa kishte, shkolla derisa në shkollën e mesme të bujqësisë “Arbëria”, nga 206 nxënës testin e kanë kaluar vetëm 15 nxënës apo 7.28 për qind.

Vranovci tha se drejtoria ka pranuar shumë ankesa nga maturantët që nuk e kanë kaluar testin, të cilat do të kompletohet dhe do t‘i përcillen qendrës për verifikim dhe shqyrtim./rajonipress/