FIDANISHTJA

Kallas pritet të nis angazhimin në dialogun Kosovë-Serbi, pozita e emisarit special mund të hiqet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Shefja e re e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, së shpejti do të nis detyrën e re të saj ku do ta zëvëndësojë Josep Borellin.

Kallas e cila tashmë ka arritur në kryeqytetin evropian, mes shumë çështjesh, pritet të merret edhe me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë në gjuhën angleze, me Kallas në krye të politikës së jashtme mund të hiqet plotësisht pozita e emisarit special, të cilën aktualisht është duke e mbajtur sllovaku, Mirosllav Lajcak.

Mandati i Mirosllav Lajcak skadon më 31 janar 2025.

Uji Dea

Sipas REL, ndonëse Borell e kishte angazhuar Lajçakun nga viti 2020 si emisar, ka pasur pak progres real në negociata.

“Dëgjoj gjithashtu nga diplomatët e Brukselit se ata presin që ajo të jetë e gatshme të merret me dialogun e mprehtë Beograd-Prishtinë të nisur nga BE-ja. Shefi aktual i politikës së jashtme të BE-së, Borrell, kërkoi ish-ministrin e jashtëm sllovak Mirosllav Lajçak në vitin 2020 për të shërbyer si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogun, por ka pasur pak progres real dhe duket se ky funksion mund të hiqet plotësisht me Kallas në krye”, shkruhet në tekstin e REL të publikuar me datë 27 gusht 2024.

Kallas ka njoftuar më 26 gusht se ka zbarkuar në Bruksel dhe se pret të takohet me kolegët e shërbimit diplomatik të BE-së. Ajo ka paralajmëruar se javët në vazhdim do të jenë me plotë takime dhe biseda, me fokus në seancën për konfirmimin e saj në Parlamentin Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.