UBT

Kalaja e Pograxhës do të bëhet me urë!

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Komuna e Gjilanit dhe organizata CHWB (Trashëgimia Kulturore pa Kufij) në bashkëpunim me Forumin Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Gjilanit që janë duke punuar në përpilimin e Planit Lokal për Trashëgiminë Kulturore të Komunës së Gjilanit përmes një procesi të gjatë të diskutimesh dhe një përkushtimi të gjatë profesional ka përgatitur listën finale te prioriteteve të trashëgimisë kulturore në Komunën e Gjilanit.

Lista e prioriteteve sipas këtyre kategorive ndahet në mbrojtjen, konservimin e objekteve historike dhe të zonave të trashëgimisë kulturore, integrimin e trashëgimisë kulturore në jetën bashkëkohore, zhvillimin lokal përmes saj dhe edukimin për këtë aspekt, si dhe trajnimin dhe vetëdijesimin për trashëgiminë kulturore.

Veton Nevzadi, drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport në Komunën e Gjilanit shprehet i kënaqur me punën e përbashkët që është bërë gjatë periudhës një vjeçare të këtij angazhimi dhe në mënyrë të veçantë me përcaktimin për investimet në trashëgiminë kulturore të komunës së Gjilanit të cilat do të bëhen nga fondi i përbashkët të CHËB-së, Komunës së Gjilanit dhe M.K.R.S.

FIDANISHTJA

Nevzadi tha se pjesa më e madhe e investimit do të ndodhë si investim kapital në hapësirën e Kalasë së Pograxhës për të ndërtuar urën e cila do të mundësojë kalimin e veturave dhe vizitorëve të Kalasë në anën tjetër të lumit që ndanë kalanë me rrugën.

Sipas përcaktimit të përbashkët pjesa tjetër do të investohet në restaurimin e 4 objekteve – shtëpive me vlerë trashëgimore, themelimin e Muzeut të Gjilanit dhe në përcaktimin e zonave mbrojtëse të objekteve dhe tërësive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore.

Nevzadi ka falënderuar CHWB-në dhe Forumin Lokal të Trashëgimisë Kulturore të Gjilanit për punë të palodhshme dhe kontributin e çmueshëm e dhënë për hartimit e Planit Lokal të Trashëgimisë Kulturore./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.