RCCOLA

Kajtazi : Nëse jo marrëveshjen , Jahjaga ta respektojë betimin

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Lirije Kajtazi ka thënë në Gjilan se demokracia është në krizë dhe se ora e demokracisë është ndalur. Nga Jahjaga ka kërkuar që ta respektojë betimin e dhënë në Parlament.

Lirije Kajtazi kryetare e Forumit të Grave të LDK-së në nivel Kosove dhe të asaj në Gjilan e ka zgjedhur 15 shtatorin ditën ndërkombëtare të demokracisë për të dhënë mesazhin e saj për pozitën e gruas dhe rolin e saj që ajo mund të ketë në zhvillimet e përgjithshme në vend.

Kajtazi tha në një takim me gazetarët se demokracia aktualisht në krizë. “Është ndalur ora dhe akrepat e demokracisë. Kemi dhunim të votës së lirë, kemi devijime në arsim, punësim dhe në sfera tjera delikate të shoqërisë, duke u cenuar kështu postulatet kryesore të demokracisë”, tha Kajtazi.

Eco Higjiena

Sipas Kajtazit fatkeqësisht në Kosovë po funksion ligji i xhunglës e jo ligji dhe parimet universale të shoqërisë demokratike. Kajtazi ka kërkuar nga gratë kosovare dhe ato gjilanase që të bëhen argatë për të lëvizur akrepat e orës së demokracisë. “Unë vazhdojë të jem optimiste se kemi zëra nga radhët e zonjave të demokracisë se mund t`i qojnë gjërat përpara. Gratë janë premtueset më të mëdha dhe gëzon fakti se edhe në Gjilan po kemi prurje të reja, kuadro profesioniste. Unë inkurajojë gratë që të bëhen pjesë e ndryshimeve pozitive në vend” tha ajo.

Por Kajtazi në ditën e demokracisë ka pasur edhe një mesazh për Atifete Jahjagën. “Jahjaga duhet të respektojë marrëveshjen sepse përmes saj ka ardhur edhe presidente. Por nëse jo marrëveshjen atëherë Jahjaga duhet ta respektojë betimin e saj publik të dhënë në Parlamentin e Kosovës “ tha Kajtazi./rajonipress/