Mobi Casa

Kajtazi: Demokracia në Gjilan është lënduar

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Lirije Kajtazi kryetare e Forumit të Gruas në nivel Kosove ka thënë në një konferencë për medie në Gjilan se në vazhdimësi LDK-ja ofron alternativa për korrigjim të qeverisjes së keqe që po udhëhiqet në Gjilan, ku demokracia ka mbetur vetëm si shprehje e cila është lënduar që nga dita e zgjedhjeve kur kjo klasë ka ardhur në pushtet prandaj nuk është e habitshme që ajo fare nuk respektohet.

Kajtazi tha se kësaj udhëheqje nuk i nevojiten as këshilli i ekspertëve as komitetet si trupa profesionale ngase prenë dhe qep vetë dhe politikat lokale atrofohen në mendësi partiake e cila ja zë frymën qytetarit me diskriminimin që i bëhet atij në çdo vend.

“Arsimi është i dëmtuar skajshëm nga politika, prioritetet në projekte nxirren nga vjelja e përqindjes që mund të kapet nga ato e jo nga ajo që është e nevojshme për qytetarin, shpenzohen mjetet në punë jo kualitative, siç është rasti me lumin Mirusha ku shpenzohem miliona pa u kryer as gjysma e punës siç e kemi theksuar edhe më herët në konferencat tona. Përqendrimi i kësaj qeverisjeje është në mbushjen e buxhetit ku barrën kryesore ja hedh qytetarit pa menduar asnjëherë se a i përkthehet kjo në mirëqenie ( projekte), ka thënë Kajtazi.

Ajo tha se ka mjaftë defekte edhe nga niveli i lartë , ku ne mendojmë se duhet korrigjuar formula për ndarje të grandeve duke u nisur nga formula për arsimin, shëndetësinë etj.

UBT

“Formulën e ndarjes së grandeve për komunat e prishë niveli qendror me disponimin e vet politik. Do të ishte shumë esenciale të krijohet një fond i veçantë i cili do të shpërblente komunat që kanë përdorur drejtë paratë. Ne i kuptojmë shqetësimet e partisë në pushtet si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal që kanë me Ligjin, ku afër 50 zyrtarë të lartë kanë të ngritura aktakuza që e frikëson shumë qytetarin të cilin e bënë edhe shumë të pasigurt dhe njëkohësisht i bën një atak vetë shtetit të Kosovës” ka përkujtuar Kajtazi.

Sipas aj sot në fokus kemi politikat gjinore çka mbetet shumë të korrigjohet kjo keqqeverisje e cila përkundër potencialit të madh të grave nuk ofron hapësirën që njëherit është edhe detyrim ligjor.”Tani është koha e përpilimit të buxhetit në nivele lokale, kërkohet shumë vëmendje për buxhetin gjinor , por njëkohësisht edhe pjesëmarrje të grave në dëgjim të buxhetit ku ato mundë të japin kontributin direkt. Siç mundë të ndihmojnë shumë edhe në përpilim të rregulloreve nga se thuaja e gjitha është politikë lokale. Nuk është investim në politikat gjinore një darkë apo një shëtitje jashtë vendit që organizohet në emër të aktiviteteve, ndërsa sa i përket pozitave vendimmarrëse pozita e gruas vazhdimisht diskriminohet”.

Kajatzi tha se LDK do tu ndihmojë grave ndërmarrëse në aplikimin për fonde të ndryshme në mënyrë që të përmirësohet pozita ekonomike e tyre, si dhe do të kërkojë që të respektohet Ligji për barazi gjinore në organet ekzekutive./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.