FIDANISHTJA

Kaiserslautern gradon Bunjakun

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Albert Bunjaku duket se nuk ka gabuar që gjatë kësaj vere u transferua nga Nurnbergu në Kaiserslautern. Klubi nga Bundesliga 2 ka vendosur që në edicionin e ri shiritin e kapitenit ta bartë pikërisht kosovari me nënshtetësi zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur nga mediat gjermane, të cilat kanë theksuar se trajneri Franco Foda e ka përzgjedhur Bunjakun për ta bartë shiritin e kapitenit.

“Unë e kam fituar një pasqyre të detajuar për të gjatë këtyre përgatitjeve që po i bëjmë për sezonin e ri, e më pas vendosa për t’ia besuar shiritin e kapitenit. E meriton këtë, pasi është një lojtar i rëndësishëm për ekipin tonë”, ka deklaruar Foda.

Fundamenti

Në anën tjetër, Bunjaku ndihet shumë i lumtur që brenda një kohe të shkurtër fitoi besimin e madh të klubit gjerman, posaçërisht besimin e trajnerit.

“Jam shumë i lumtur për besimin që e fitova. Ta bart shiritin e kapitenit të një klubi të madh siç është Kaiserslautern është diçka e veçantë për mua dhe kjo më mbush krenari”, ka theksuar Bunjaku.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.