Kafjalli i shëndetshëm ka rëndësi: Ushqimet më të mira për ta filluar ditën

Nëse rregullisht e konsumojmë kafjallin,ka pak gjasa se do të trashemi,e kjo po ashtu na e përmirëson kujtesën,ul rrezikun nga diabeti dhe thjeshtë,na bën më të lumtur.
PEMËT
Dredhëza, banane, mollë, boronica – pa marrë parasysh se çfarë keni zgjedhur, mirë keni zgjedhur. Nuk ekzistojnë pemë të dëmshme. Shfrytëzoni laramaninë e pemëve, në mënyrë që të merrni të gjitha nutrientet prej tyre. Boronicat janë të pasura me antioksidues, derisa portokajtë janë burim për vitamina C dhe kalium.
JOGURTI
Rreth 170 gramë jogurt përmban të njëjtën sasi të proteinave sa edhe një shujtë e mesme me mish, prandaj jogurti është i hatashëm për kafjall. Jogurti grek madje përmban më shumë proteina, pothuajse dy herë më shumë sesa jogurti i zakonshëm.
LËNGJET E PEMËVE
Pemët në gjendje të lëngshme po ashtu janë zgjedhje e duhur. Por, gjithsesi se duhet të përcaktoheni për lëngje natyrale që përmbajnë 100 për qind të lëngjeve dhe nuk përmbajnë sheqerna shtesë, sepse pikërisht ato shtesa janë kaloritë e panevojshme.
KAFEJA
Edhe pse disa herë e kemi cekur reputacionin aspak të mirë që kafeja viteve të fundit e ka, kjo është krejt gabim. Studimet mjekësore dëshmojnë se kafeja, por edhe pijet tjera që përmbajnë kafeinë, në fakt janë të dobishme dhe të pranueshme. Natyrisht, nuk duhet tepruar, jo më shumë se katër kafe në ditë.
VEZËT
Vezët, sipas nutricistëve, janë aleat i organizmit. Edhe pse një vezë e madhe përmban rreth 212 miligramë kolesterol, që është relativisht shumë në krahasim me ushqimet tjera, njihet fakti se vezët nuk ndikojnë në kolesterol, por se në të ndikojnë aminoacidet e ngopura.
GJALPI I KIKIRIKËVE
Dy lugë gjalpë kikirikësh përmbajnë madje 8 gramë proteina, që përafërsisht është 20 për qind e sasisë së preferuar që personat e rritur duhet konsumuar brenda një ditës. Konsumimi i proteinave në secilën shujtë ditore ndihmon në rregullimin e sheqerit në gjak.
(Kosova Sot)