Fundamenti

Kafja, ju bën mirë apo keq?

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Nuk ka rëndësi nëse e preferoni të nxehtë apo të ftohtë, të zezë ose kafe, shumë njerëz thonë se ata nuk mund të jetojnë pa të: kafen. Kjo pije joshëse është element kryesor në jetën e shumë personave rreth botës. Por, nëse e konsumoni në sasi të mëdha, i bën keq shëndetit apo jo?

Ja çfarë thonë studiuesit e shkollës së Harvardit.
Hulumtuesit kanë disa përgjigje lidhur me këtë fenomen. Kafja përmban antioksidantë, të cilët mund të mbrojnë qelizat nga dëmtimi. Sipas disa studimeve, kafja ka rezultuar me efekte mbrojtëse kundër disa lloje kanceresh, si dhe sëmundjeve kronike si: Diabet tip 2, Alzhajmer dhe Parkinson. Kafeina në kafe është stimuluese dhe mund t’ju ndihmojë me vigjilencën mendore dhe lodhjen.

UBT

Megjithatë, shumë kafe mund t’ju bëjë nervoz, t’ju sjellë probleme me gjumin, dhimbje koke, rritje të presionit të gjakut dhe aritmi të zemrës. Për të hetuar këtë teori më tej, shkencëtarët e shkollës së Harvardit kanë analizuar të dhënat nga tre studimeve të vazhdueshme që përfshijnë pothuajse 300,000 burra dhe gra deri në 30 vjet.

Studiuesit gjetën se konsumi i moderuar i kafes u shoqërua me rrezik më të ulët të vdekshmërisë. Në fund, studiuesit dolën në përfundimin se: “Konsumi i kafes mund të sigurojë një mënyrë jetese të shëndetshme”.Lajmi i madh për miliona njerëz, të cilët “vdesin” për kafe në kuptimin më metaforik, është se ata kanë rrezik më të ulët të vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet neurologjike. /intv.al

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.