Mobi Casa

Kafiterit uzurpatore marrin ultimatum nga Inspeksioni

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan- Shtatë kafiteri që ndodhen përreth kompleksit të shtëpisë së mallrave e që janë identifikuar si uzurpatore të hapësirës publike janë urdhëruar (ultimatum) që të demolojnë të gjithë infrastrukturën e vendosur në ato hapësira tha Valon Shefkiu.

Inspeksioni komunal ka ndërmarrë një aksion për të pastruar dhe kthyer në gjendjen e mëparshme hapësirën publike e cila tashmë është uzurpuar nga shtatë (kafiteri) në kompleksin e shtëpisë së mallrave.

Valon Shefkiu shef i sektorit të ndërtimit tha për rajonipress se pasi janë identifikuar këto lokale dhe pasi janë marrë vendimet për secilën prej tyre, kemi ndërmarrë aksionin për të prishur tërë infrastrukturën e improvizuar aty. Shefkiu tha se pos që kanë penguar hapësirën publike dhe hapësirat gjelbëruese dhe parkingjet për këto lokale kemi pasur edhe ankesa të banorëve përreth, për shkak të zhurmës së madhe .

Hidromorava

Shefkiu tha se pronarët kur e kanë parë eskavatorin kanë kërkuar kohë dhe kemi bërë një marrëveshje që vet t`i demolojnë teknikën e vendosur dhe kulmet nëpër kafiteri. “Realisht ultimatumi ynë bëri efekt sepse po e kthejmë në gjendjen e mëparshme hapësirën publike dedikuar qytetarëve “ tha Shefkiu.

Ndryshe gjatë gjithë kohës ka asistuar edhe policia dhe inspeksioni komunal./rajonipress/

Mund të ju interesoj: