Kafenetë “baushtellët” e studentëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kur diplomojnë nuk ka vend pune për ta. Punë nuk gjejnë as të mbulojnë shpenzimet gjatë studimeve. Studentët e Universitetit të Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” po përballen edhe me mungesën e ushqimeve, kurse puna e vetme që mund të gjejnë të mbijetojnë në kryeqytetin e Kosovës dhe të vazhdojnë studimet është ajo e kamerierit.

Si kamerierë ata paguhen jo më shumë se 200 euro. Madje, i gëzohen kësaj pune kur arrijnë ta sigurojnë. Besim L., ndihet fatlum që ka një punë si kamerier në një nga kafenetë që gjenden në kompleksin afër Fakultetit të Filologjisë.

Ai është student i mjekësisë dhe puna që bën ka shumë mospërputhje me profesionin e tij të ardhshëm. Për ta realizuar ëndrrën e tij të bëhet mjek dhe të përmirësojë jetën ekonomike të familjes së tij, ai ka një vit e gjysmë që punon si kamerier.

Eco Higjiena

Ndonëse nuk e ka për qejf shumë pasi thotë se qëndrimi i gjatë në këmbë e lodh dhe vullneti për të studiuar pas kësaj lodhje zvogëlohet, shprehet i vendosur të rezistojë.

“Besoj tek e ardhmja më e mirë në vendin tim. Tash për tash e kemi vështirë se edhe me ushqim duhet të bëjmë kujdes si student, nëse duam ta çojmë muajin deri në fund. Këto të ardhura që marr mezi më dalin ta mbyll një muaj ku hyn qiraja, literatura që për ne në mjekësi është e shtrenjtë…”, thotë Besimi për “Zërin”, duke treguar se sikurse ai ka dhe shumë studentë të tjerë të UP-së që po e përjetojnë një krizë të rëndë ekonomike gjatë studimeve…. (“Zëri”)