UBT

Kafeja e mëngjesit, vetëm ritual dhe kënaqësi

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Nëse e pini kafen që t’i mbani sytë hapur dhe për shkak të ndjenjës së kthjelltësisë që ju ofron, e gënjeni veten, thonë shkencëtarët.

Shkencëtarët nga Universiteti East London kanë kryer studimin në të cilin kanë testuar efektin e kafes në organizmin tonë dhe kanë përfunduar se si efekti i tij kryesisht është në kokat tona dhe pasojë e pritjeve tona.

Nëse e pimë kafen me kafeinë duke pritur që do të na zgjojë, truri ynë me të vërtetë do të sillet ashtu, por vetëm për shkak të autosugjestionit, dhe kurrsesi për shkak të ndonjë efekti ‘magjik’ të kafeinës.

Uji Dea

A do të thotë kjo që kafja e mëngjesit është shprehi krejtësisht e pakuptimtë? Kurrsesi. Hulumtimet e mëhershme kanë treguar që kafja në mënyrë të dëshmuar rrit humorin, ndërsa shkencëtarët pohojnë edhe që ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.

Sido që të jetë, edhe më tej mund ta shijoni lirshëm ritualin tuaj të preferuar të mëngjesit me një filxhan të kafes së preferuar.