ARKATANA

Kafeja dhe cigarja – kombinim shumë i keq

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Hulumtimet e fundit të shkencëtarëve nga Fakulteti i Mjekësisë në Athinë kanë treguar se konsumi i kombinuar i kafesë dhe cigareve, paraqet një rrezik të rritur dukshëm për zemrën dhe enët e gjakut.

Për shumë njerëz kafeja e mëngjesit me një cigare (ose, thënë më mirë, me disa cigare) është një ritual pa të cilin nuk mund ta imagjinojnë fillimin e ditës. Disa e bëjnë këtë vetë, disa në shoqëri. Pason pauza në punë: përsëri një arsye për të pirë kafe së bashku dhe, natyrisht, me kafe shkojnë edhe cigaret.

Pirja e duhanit, natyrisht, është një shprehi e dëmshme, dhe për këtë flitet një kohë të gjatë dhe shumë. Në qoftë se mundeni, do të duhej të hiqni dorë nga duhani plotësisht. Nëse planifikoni që këtë ta bëni dikur në jetën tuaj, por jo tani, ose nuk planifikoni të hiqni dorë nga cigaret, të paktën përpiquni të mos e kombinoni kafenë dhe cigaret, pa marrë parasysh se sa mund t’ju duket e panatyrshme kjo dhe sa mund të mendoni se nuk shkon njëra pa tjetrën. Për çfarë bëhet fjalë?

UBT

Hulumtimet e shkencëtarëve treguan se kafeja dhe cigaret janë një “kombinim vdekjeprurës”, respektivisht që konsumi i tyre i kombinuar paraqet një rrezik të rritur dukshëm për zemrën dhe enët e gjakut. Kafeina në sasi të mëdha, ashtu si edhe nikotina, është e keqe për enët e gjakut, rrit presionin e gjakut dhe rrit rrezikun e sulmit në zemër dhe infarktit. Në efektin e kombinuar të nikotinës dhe kafesë janë veçanërisht të ndjeshëm personat e moshuar, dhe ata që tashmë kanë presionin e lartë të gjakut.

Pse ndodh ky efekt? Shkencëtarët ende nuk janë të sigurt, por besojnë se kjo është për shkak të ndikimit në punën e sistemit nervor qendror dhe sekretimit të hormoneve që ndikojnë në funksionimin e zemrës dhe enëve të gjakut. /telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.