UBT

Kafeja apo çaji – cila është më e mirë për shëndetin?

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Si çaji edhe kafja zënë një vend të rëndësishëm në dietën ushqimore të gjithsecilit. Por cila nga të dyja është më e shëndetshme?

Ja disa fakte për të dyja:

Çaji

Çaji është i pasur me antioksidantë. Njërëzit që pinë atë kanë rrezik më të vogël për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, çaji është gjithashtu i njohur për ndikimin e tij pozitiv në shëndetin e trurit. Një studim, ka gjetur se njerëzit që pinin më shumë se dy gota çaji të gjelbër në ditë kishin mundësi më të ulët për të humbur kujtesën në moshë të re, në krahasim me njerëzit që pinin më pak se tre gota çaji në javë.

Konsumimi i çajit është i lidhur me anti­plakjen: studimet tregojnë se qelizat e e personave që pinë çaj rregullisht, kanë moshë më të re biologjike, krahasuar me ata që nuk pinë.

ARKATANA

Kafeja

Një studim nga Universiteti i Harvardit gjeti se ata që pinë rreth 3­5 filxhanë kafe në ditë, mund të kenë më pak gjasa të vdesin para kohe krahasuar me ata që pinë pak ose aspak kafe. Kafja është burim i pasur me antioksidantë, konsumi i rregullt i kafes ka qenë gjithashtu i lidhur me mbrojtjen kundër diabetit tip 2, parkinsonit dhe disa lloje të kancerit.

Substancat natyrore që ndodhen në kafe pa filtër (që do të thotë e zierë ose ekspres) ndikojnë në rritjen e nivelit të kolesterolit në gjak. Gjithashtu kafja ka më shumë acid se çaji, kështu që nëse keni probleme me stomakun dhe tretjen e ushqimit, çaji është zgjidhje e mirë. Dëmet që sjell kafja janë të lidhura kryesisht me kafeinën, e cila është më e lartë se në çaj.

Nëse keni tension të lartë, duhet të kufizoni konsumimin e kafeinës pasi mund të keni probleme me presionin e gjakut. Gjithashtu dy ose më shumë filxhanë kafe në ditë mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.