RCCOLA

Kafeina është e rrezikshme dhe duhet të reklamohet si cigaret?

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Paralajmërojnë probleme me zemër, veshka, ankth dhe rreziku i vdekjes janë pasoja të konsumimit të kafeinës së tepërt, e cila përveç kafesë gjendet edhe në ilaçe, ushqim dhe kozmetikë.

Kafeina mund të ketë efekt vdekjeprurës në njerëz dhe veprimi i saj është i nënvlerësuar, pohon dr. Jack James nga universiteti islandez Reykjavik, i cili ka kryer hulumtimin për dëmin e kafeinës. Shqetësuese është e dhëna që kafeina mund të gjendet në shumicën e ushqimeve të sotme, pije, ilaçe dhe produkte kozmetike, për ç’arsye vazhdimisht i jemi të ekspozuar efektit të saj, shkruan Daily Mail.

“Konsumojmë shumë më shumë kafeinë se sa e dimë, sepse shumica e njerëzve janë të vetëdijshëm vetëm për kafeinën në kafe”, – shpjegon dr. James.

Ai beson që për shkak të toksicitetit të dëshmuar të kafeinës në doza më të mëdha dhe mundësisë së helmimit dhe vdekjes, veçanërisht tek fëmijët më të vegjël, produktet që përmbajnë kafeinë duhet të shënjohen si cigaret dhe alkooli – me paralajmërimin për dëmin. Tutje ai thekson se si disa vende skandinave tashmë kanë ndërmarrë veprime rregullatore, me të cilat kafeina do të shënohet në etiketën e produktit.

Fundamenti

Në studimin e quajtur “Vdekja me kafeinë – sa duhet të kalojë para se ta rregullojmë” thekson të dhënat e shumë studimeve për dëmin e kafeinës, duke përfshirë edhe shkaktimin e aritmive të zemrës, anktheve, dëmtimin e veshkave por edhe vdekjen gjatë shokut toksik.

Theksohet që për vetëm një vit në Suedi kanë vdekur katër njerëz për shkak të konsumit të tepruar të kafeinës, e cila në përqindje më të madhe gjendet në pijet energjike.

“Doza e lejuar e kafeinës e sigurt për shëndet është maksimum 400 mg në ditë, por problemi është që njerëzit nuk janë të vetëdijshëm se sa shumë është e pranishme në ilaçet që i marrin çdo ditë, por edhe në ushqim”, – thekson dr. James.