Fundamenti

Kadriun e AAK-së nuk e josh oferta e PDK-së, kërkon 8 drejtori

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan tha për rajonipress se është duke e shqyrtuar ofertën e PDK-së, derisa në ndërkohë po pret edhe ofertën e LDK- së. Kadriu tha se kushti i tij për të hyrë në koalicion qoftë me PDK apo LDK është më së paku marrja e 8 drejtorive nga AAK-ja.

Rexhep Kadriun e AAK-së nuk e ka joshur shumë oferta e PDK-së dhe e Qemajl Mustafës. PDK-ja i ka dorëzuar një ofertë Kadriut për të pasur hiq më pak se 5 drejtori, por kjo nuk e ka joshur Kadriun, raporton rajonipress.

UBT

Kadriu tha për rajonipress se ofertë e PDK-së e kanë pranuar dhe janë në pritje edhe të ofertës së LDK-së.”Pasi ta marrim edhe ofertën e LDK-së atëherë do t`i shqyrtojmë së bashku me kryesinë dhe strukturat e partisë dhe hapat vendimtarë besoj se do t`i marrim brenda dy ditësh” tha Kadriu.

Kadriu tha se opsioni im është që mos ta mbështesim asnjërin kandidat në balotazh, por nëse duan qeverisje të mirë dhe në interes të qytetarëve atëherë ne kërkojmë më së paku 8 drejtori. “Ky edhe është kushti im, ndryshe nuk hyjmë në koalicion e as në qeverisje” tha Kadriu./rajonipress/