Uji Dea

Kadriu: Zoti kryetar Haziri, Ju jeni të parët që e keni nderuar Idriz Seferin dhe familjen e tij!

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Në Ditën e Flamurit, më 28 Nëntor, në Sallën e KK të Gjilanit, në kuadër të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, është nderuar figura e heroit të Kombit, Idriz Seferit, me një Orë të shënuar poetike, me rastin e 105 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë dhe vendosjes së Shtatores së Tij në qendër të Gjilanit.

Me këtë rast, Sabit Rrustemi, udhëheqës i manifestimit letrar tha se, viti 2017 ishte dhe mbeti Vit i Idriz Seferit, kolosit të Karadakut. “Me këtë orë letrare, është përmbyllur manifestimi në fjalë, i cili manifestim u shënua me shumë ngjarje jo vetëm letrare, por edhe me akademi përkujtimore e me zbulimin e shtatores së Idriz Seferit në 105-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së shtetit Shqiptar.

Ndërsa, Kryetari i komunës z. Lutfi Haziri, tha se, kemi filluar me Flakën e Janarit dhe po përfundojmë me festat e Nëntorit, me vitin e madh të Idriz Seferit. Njeriut që ia kemi pasur borxh dhe kryengritësit të madh, cili na ka nderuar me respekt, por na ka sjellë lirinë, i cili edhe na dha shumë mesazhe se si luftohet për qëllime madhore. “Gjilani dhe Anamorava , nga dje e tutje, 27 nëntori do të jetë ditë e Idriz Seferit. Një vend, pa e ndarë nga Dita e Flamurit, përherë do ta festojmë këtë ditë sa të madhe aq edhe të rëndësishme e kombëtare”.

Mobi Casa

Me këtë rast, krijuesit e ardhur nga Prishtina, Dardana, Gjakova, Shkupi, Vitia e mese të tjera, punimet e tyre kushtuar Idriz Seferit, i lexuan: Izet Duraku, Anton N. Berisha, Agim Gjakova, Nehas Sopaj, Ibrahim Kadriu, Selvete Abdullahu, Sarë Gjergji, Xhevat Latifi, Ramadan Mehmeti, Baki Krasniqi, Nexhat Rexha, Xheladin Mjaku, Sabit Rrustemi, Shaip Bllaca, Demush Mehmeti etj. Por, në monentin kur Ibrahim Kadriu, shkrimtar nga Zhegra, lexoi poezinë e tij tha se, kësaj here do të jem pak më i gjatë se të kolegët e mi, për faktin se, në vitin 1960 e kam botuar poezinë me titull “1912”, të cilën poezi ia pata kushtuar Idriz Seferit, kolosti të Karadakut. Bile, nëntitulli i poezisë ka qenë në kllapa (I.S). Ishte kohë kur njerëzit e kësaj ane e pësonin pse kishin simpati ndaj këtij kolosi të shquar të kombit tonë. Pra, ishte një kohë me përcjellje. Nuk guxonte askush të fliste, e lëje të shkruajë për Idriz Seferin. Para se ta lexoj poezinë në fjalë, i kam edhe nja dy a tri fjalë t`i them. “Zoti kryetar, Lutfi Haziri, Ju jeni i pari që e ke nderuar kësaj here të madhin e Karadakut Idriz Seferin. Ju, kësaj here, në Gjilan, keni bërë mjaft shumë për këtë hero, i cili, gjer dje, jo vetëm heroi në fjalë që ka qenë i anatemuar, por e tërë familja e gjerë e tij. Ju, kësaj herë, si i pari i komunës, i keni nderuar familjet dhe krejt popullatën e kësaj ane të Malësisë së Karadakut. Zoti të nderoftë, kryetar! Jeni shembull më i mirë se nderohen veprimtarët e mëdhenj të çështjes sonë kombëtare. Ju keni mbetur shembulli i rrallë që i keni nderuar dhe po i nderoni familjet e dëshmorëve. Ju faleminderit shumë, z. kryetar, Haziri! Të punoftë shëndeti…!”

Pasuan duartrokitjet e krijuesve letrarë, të cilët nga afër e falënderuan të parin e Gjilanit për një punë madhore që ka bërë në përvjetorin e madh të kolosit të Karadakut, Idriz Seferit./tefik selimi/rajonipress/