Kadriu: Viti 2017 vit i kthimit për banorët e dëbuar nga Malësia e Bujanocit
Gjilan – Kushtrim Kadriu nga lëvizja “Vatra” thotë se Kosovën Lindore, gjegjësisht komunat e Bujanocit, Preshevës, Medvegjes nuk i pret asgjë e veçantë për vitin 2017.
Kadriu thotë se shpreson të jetë një vit i qetë e pa ndonjë ekses ndëretnik në mes të banorëve autokton shqiptar dhe pushtetit serb. “Shpresoj që pushteti serb të filloj të demokratizohet dhe të filloj të shkoj me të vërtetë kah Evropa e civilizuar. Viti 2017 do të jetë vit i kthimit për banorët e dëbuar nga malësia e Bujanocit, ku planifikohet edhe përfundimi i projektit të asfaltimit të rrugës Muhoc-Zarbicë”.
Kadriu tha se si kryetar i Lëvizjes “Vatra” ka nisur kontaktet me personalitete të ndryshme që janë të interesuar për të ndihmuar kthimin e këtyre banorëve me qëllim të sigurimit të subvencioneve për kthimin e të dëbuarve në shtëpitë e tyre. “Viti 2017 do të jetë vit i sfidave dhe proceseve shumë të rëndësishme për shqiptarët kudo që janë” tha Kadriu./rajonipress/


